Tentoi ta dëmtonte varrin e babait, i dyshuari me të meta psiqike sulmoi edhe zyrtarët policor

Policia e Kosovës njofton se një person në Skenderaj me probleme mendore ka tentuar të dëmtoj varrin e babait të tij, raporton .
I njëjti më pas ka sulmuar edhe zyrtarët policor, ku njëri ka kërkuar tretman mjekësor.
Në raport thuhet se i dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Skenderaj 28.01.2025-08:00. Raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të meta psiqike ka tentuar të dëmtoj varrin e babait të tij si dhe i njëjti ka sulmuar zyrtarët policor ku njëri ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
#Tentoi #dëmtonte #varrin #babait #dyshuari #të #meta #psiqike #sulmoi #edhe #zyrtarët #policor
gazetablic.com