Aktualitet
“Në 70 vite shkruajti vetëm me dorë”, Helena rrëfehet për shkrimtarin e ndjerë: Sigurimi i sekuestroi…

Bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena Kadare, teksa kujton kolosin letrave shqipe, tregon se si ai çdo krijim e hidhte në letër.
Sipas zonjës Kadare, shkrimtari ruante të gjitha dorëshkrimet, madje kur u vendos në Francë, mori me vete një pjesë të mirë të tyre.
“Në 70 vite krijimtari, ai ka shkruar vetëm me dorë. Ne kishim dorëshkrimet e arkivave të tij kur ikëm për herë të parë në Francë në ’90 dhe që erdhi sigurimi i sekuestroi. Kur u kthyem, na i dha Arkivi. I morëm me vete, ai donte të ruante çdo gjë”, shprehet ajo.
#Në #vite #shkruajti #vetëm #dorë #Helena #rrëfehet #për #shkrimtarin #ndjerë #Sigurimi #sekuestroi..
Java News