Aktualitet

Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas, pritet nga qindra besimtarë

Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastasi ka mbërritur në Tiranë.

Besimtarët janë mbledhur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për homazhe në nderim të kreut të Kishës Ortodokse, i ndarë nga jeta në një spital në Athinë disa ditë më parë.

Në homazhet për Kryepeshkopin Anastas do të marrë pjesë edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i shoqëruar nga 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar.

Pjesëmarrëse do të jenë të gjitha mitropolitë e vendit, përfaqësues nga ambasadat e huaja në vendin tonë, delegacion nga Vatikani, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, Patriarku i Izraelit, i Aleksandrisë dhe i Qipros si dhe përfaqësues nga nivelet e larta nga Kishat e Krishtera në mbarë botën.

Arkëmotri me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastas mbërriti në tokën shqiptare mëngjesin e kësaj të marte përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. Pasi aty u zhvillua një ceremoni nderimi, arkivoli iu drejtua Gjirokastrës ku u kryen homazhe në Kishten Ortodokse me pjesëmarrjen e dhjetëra besimtarëve.

Homazhet në nderim të Janullatos do të zgjasin dy ditë.

Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11.00.

#Mbërrin #në #Tiranë #trupi #pajetë #Kryepeshkopit #Anastas #pritet #nga #qindra #besimtarë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button