“Hetimet kanë përparuar”, vëllai i Hekuran Dedës flet pas dëshmisë në SPAK: ’21 Janari’ do të zbardhet…

Këtë të martë, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) u thirr Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës, një prej viktimave të “21 Janarit”.
Pas daljes nga SPAK, Deda deklaroi se u ka folur në lidhje me atë që iu kërkua për vrasjen e të vëllait.
Ai shpreson se vrasja e të vëllait më 21 janar, do të zbardhet.
“Ato që na kërkuan i thamë, shpresojmë se do zbardhet. Po. Do dëshmojnë edhe vëllezërit e tjerë, do e shihni”, u shpreh Zabit Deda.
SPAK është duke kryer veprime të shumta hetimore në lidhje me 3 vepra penale për të cilin është rregjistruar edhe hetimi, duke nisur nga ajo e vrasjes në rrethana cilësësuese, shpërdorim detyre dhe veprime që perngojnë zbulimin e së vërtetës.
Prej të paktën 6 muaj SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimor përfshi edhe marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni siç janë edhe ish-drejtuesi i policisë së shtetit në kohën kur ndodhën vrasjet Hysni Burgaj apo ish-zëvëndësi i tij Agron Kuliçaj. Po kështu kaseta me audio-rregjistrimin e dorëzuar nga familjarët në SPAK ku dëgjohen urdhërat e e drejtuesve të gardës për të qëlluar mbi turmën e protestuesve, po i nënshtrohet një ekspertizë pranë laboratorit të spak për të provuar origjinalitetin e saj.
Gjithashtu janë thirrur në prokurori edhe anëtarë dhe deputetët apo ish-deputetë të partisë socialiste që kanë marrë pjesë në organizimin e protestës së zhvilluar 14 vite më parë.
#Hetimet #kanë #përparuar #vëllai #Hekuran #Dedës #flet #pas #dëshmisë #në #SPAK #Janari #të #zbardhet..
Java News