“Nuk mund të jetojmë këtu”, mediat e huaja shkruajnë për afganët, që Trump i la në Shqipëri

Sa është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, shumë urdhra ekzekutivë të Donald Trump kanë “trazuar” politikën edhe në rang global. Një prej dekreteve është ai që “shuajti” shpresat e afganëve në Shqipëri për të fluturuar drejt SHBA-ve. Lidhur me këtë, kanë shkruar edhe media të huaja prestigjoze. Në një artikull analitik, Euronews thotë se “në Shqipëri, afganët po prisnin prej kohësh aprovimin e vizës amerikane”, pas premtimit të bërë qysh në kohën e administratës së Biden.
“Më shumë se 3200 afganë, shumë prej të cilëve janë të kualifikuar për të marrë vizë, po qëndrojnë në Shqipëri. Ata kanë investuar për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm për të vazhduar me aplikimet për në SHBA. Por Trump e ka prerë në mes këtë ëndërr! Programi Amerikan i Pranimit të Refugjatëve është pezulluar nga 27 Janari, për të paktën 3 muaj”, nënvizohet më tej.
“Nuk mund të jetoj këtu”, ka thënë ajo.
“Nëse rikthehemi, ata do na vrasin”, thotë Amini për talibanët, teksa po qëndron në Shëngjin. Ai ka mbërritur atje vetëm një muaj më parë, pasi kishte siguruar vizat për gruan dhe tre fëmijët.
#Nuk #mund #të #jetojmë #këtu #mediat #huaja #shkruajnë #për #afganët #që #Trump #në #Shqipëri
Java News