Katër raste të dhunës në familje në 24 orëshin e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë, janë raportuar katër raste të dhunës në familje, shkruan .
Tre raste nga këto kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, dhe një në rajonin e Gjakovës.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, në rastin e parë në Prishtinë është arrestuar një person pasi dyshohet se kanosi të dashurën e tij.
“Prishtinë 25.01.2025 – 21:00. Më 27.01.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se e ka kanosur të dashurën, viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në Prishtin është raportuar edhe një rast me dhunë në familje, ku një shtetas turk ka raportuar se bashkëshortja e tij (shtetase turke), , ia ka pamundësuar qasjen në shtëpi.
“Prishtinë 15.01.2025 – NN. Më 27.01.2025 ankuesi mashkull shtetas i Turqisë ka raportuar se e dyshuara (bashkëshortja) femër shtetase e Turqisë, ia ka pamundësuar qasjen në shtëpi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet tutje në njoftim.
Kurse, në rastin e tretë në Fushë Kosovë, është arrestuar një person, për shkak se dyshohet se kishte rrahur nënën e tij.
“Fushë Kosovë 27.01.2025 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar nënën e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërsa, në rastine fundit brenda këtyre 24 orëve thuhet se një i dyshuar largoi nga shtëpia fëmijët e ankueses, derisa ajo ka qenë në punë.
Po ashtu, i dyshuari është arrestuar.
“Gjakovë 26.01.2025 – 22:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka larguar nga shtëpia fëmijët e ankueses femër kosovare derisa ajo ka qenë në punë. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
#Katër #raste #të #dhunës #në #familje #në #orëshin #fundit
gazetablic.com