“Është shumë e vështirë të mbash Kishën”, Baze bën parashikimin pas vdekjes së Janullatos

Botuesi dhe gazetari Mero Baze ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për të folur për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Anastas Janullatos. Baze e vlerësoi Janullatos si ndërtues jo vetëm shpirtëror të Kishës Ortodokse si dhe u shpreh se është shumë e vështirë për të mbajtur në këmbë Kishën Ortodokse.
“Kryepeshkopi Janullatos dha gjithë fuqinë për rilindjen e kishës jo vetëm nga pikëpamja ndërtimore, por edhe shpirtërore. Kur erdhi ai shumë ortodoksë ishin bërë ateistë. Ai iku por ato do të ngelen. Pastaj se kujt i shërbeu janë fantazma të të shkuarës. Ai gjeti një shoqëri që e pranoi, pati sukses te ateizmi.
Shqiptarët kanë dyshime për Greqinë dhe është legjitime, se ka qenë histori e përgjakshme në shekullin 18 dhe 19. Jugu e ka ndjerë më shumë këtë dhe Greqia ka legjitime në kokën e vet pretendimet për Shqipërinë.
Ta përballosh këtë konflikt dhe të mos bëhesh pis, është sfidë e madhe ajo që ka bërë për kishën. Nuk është se brenda ortodoksisë shqiptare nuk ka të çmendur të marrë, fashistë. Silogjet e veriut të Greqisë janë tmerr.
Po tregoj një bisedë me Kryepeshkopin. Më tregoi kohën kur kishte bërë doktoratën në Boston për konvertimin e shqiptarëve në muslimanë, se Patriarkana greke e injoroi që ortodoksët shqiptarë nuk ishin grekë, nuk u përkthyen Dhjatat në shqip. Nëse shqiptarët do të kishin më shumë shkolla shqipe dhe dhjata do të ishte shqip do të ishte ndryshe. Prej atëherë unë u bëra “dele e zezë” dhe u dërgova në Afrikë”- tregonte Janullatos.
Po u ruajt kjo trashëgimi do të ishte shumë. Është shumë e vështirë të mbash Kishën Ortodokse. Kisha Katolike ka Vatikanin, myslimanët kanë financimet nga arabët, beshkashinjtë kanë këto ditët e mira kur lihet ndonjë gjë, por besimtarët ortodoksë nuk dhurojnë”- tha Baze.
#Është #shumë #vështirë #të #mbash #Kishën #Baze #bën #parashikimin #pas #vdekjes #së #Janullatos
Java News