Aktualitet

Në 21 Janar, Berisha u ndodh para murit, ‘o vrit të tjerë, o vrit veten’, sepse s’kishte rrugë tjetër

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Z.Çupi ndan kujtimet e tij për 21 janarin e 2011, ditën ku u vranë para bulevardit katër protestues,duke vënë në dukje mungesën e transparencës dhe përgjegjësisë shtetërore që pasoi tragjedinë. Ai flet hapur për një periudhë kur korrupsioni kishte depërtuar në çdo nivel të qeverisjes, duke përshkruar një realitet ku pushteti i përdorte institucionet për përfitime personale dhe pasurimin e individëve të lidhur me politikën. Çupi thekson se qeverisja e kohës ishte shndërruar në një sistem që shtypte drejtësinë dhe u kthente shpinën qytetarëve.

-Zoti Çupi, si e kujtoni ju protestën e 21 janarit? Çfarë domethënie kishte ajo për atë periudhë politike dhe për qytetarët shqiptarë?

Si e kujtoj?… Nuk besoj se ka mbetur në kujtime shumë gjë nga protesta. Edhe pse ishte shumë e madhe. Motivi ishte korrupsioni. Jeta shtetërore ishte mbarsur shumë me të keqen. Fëmijët e Sali Berishës shfaqeshin kudo, mes rojave personale, lëviznin fije pronash, fije parash, fije bankash. Akush, i pasur apo i varfër, nuk mund të merrte kredi në banka pa pasur ‘viston’ e Argitës. Në zyrat e shtetit nuk mund të bëje asnjë veprim nëse nuk jepje para. Gjykatat u kthyen në ‘Holokaust’ ku piqej njeriu me të drejtën dhe mbijetonte e pa drejta. Lajmi se ishte vjedhur floriri nga të mëdhenjtë e shtetit e kishte bërë njeriun të dobët aq sa mendonte se ‘ nuk ia vjen më ky vend’. Pronat i kishin nëpër duar ca të afërm të Berishës, kryesisht nga Tropoja; dhe fëmijët e Berishës.

 

#Në #Janar #Berisha #ndodh #para #murit #vrit #të #tjerë #vrit #veten #sepse #skishte #rrugë #tjetër
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button