Aktualitet
Për një javë, Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1 mijë e 100 gjoba, konfiskoi 11 patentë shoferë

Policia Rajonale e Ferizajit përgjatë javës së kaluar, ka shqiptuar 1183 gjoba trafiku, si dhe ka hequr 11 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor, raporton .
Në këtë periudhë, janë raportuar 42 aksidente, prej tyre 16 aksidente me lëndime, 26 persona të lënduar, si dhe 26 aksidente me dëme materiale.
Tutje, Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Po ashtu, ata ftojnë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.
#Për #një #javë #Policia #në #Ferizaj #shqiptoi #mbi #mijë #gjoba #konfiskoi #patentë #shoferë
gazetablic.com