Aktualitet

VIDEO/ Demokratët e “lëkundur” në Toronto, marrin pjesë në takimin e PD, por përpiqen “t’i shpëtojnë” kamerës

“I shkëlqyer”,  kështu e quan kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha takimin e kreut të PD-së Lezhë, Gjin Gjoni me shqiptarët në Toronto.

Në rrjetet e tij sociale, lideri i të djathtëve ka publikuar një video nga takimi i Gjonit me demokratët e Torontos. Por, ajo që vihet re në këtë video dhe që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është fakti se të djathtët “besnikë” të Partisë Demokratike të cilët kërkojnë ndryshimin për atdheun e tyre përpiqen që t’i fshihen kamerës.

Siç shihet qartë pjesëmarrësit e ulur në karriget e para, sapo kamera drejtohet drejt tyre përpiqen që të mbulojnë fytyrën e tyre me duar, ose dhe të ulin kokën, me qëllim për të mos u dukur në video.

E ky fakt ka shkaktuar dilemë në rrjet, ku qytetarët me të drejtë ngrenë dyshime se vetë demokratët “nuk e kanë ndarë mendjen se në krahun e kujt janë”.

Nje nga komentet e qytetareve

Takim i shkëlqyer i kryetarit të Partisë Demokratike Dega Lezhë, Gjin Gjoni në Toronto. Përshëndetje të përzemërta pjesëmarrësve të këtij takimi dhe drejtuesve të Degës së PD-së për Toronton Ilirjan Proko, Gjergji Prifti, Ilir Laze dhe kryetarit të Vatrës për Toronton z. Tonin Isufaj”, shkruan Berisha krah videos.

#VIDEO #Demokratët #lëkundur #në #Toronto #marrin #pjesë #në #takimin #por #përpiqen #shpëtojnë #kamerës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button