“Kryepeshkopi Anastas figurë madhështore”/ Fotografi Tasho: Kam një arkiv të pasur të tij, ishte dashamirës

Fotografi Roland Tasho, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 foli më tepër për figurën e kryepeshkopit Anastas.
Tasho tha se kryepeshkopi Anastas ishte një figurë madhështore. Ai shtoi se ka një arkiv të pasur të tij, duke thënë se kryepeshkopi ishte dashamirës dhe i zgjuar.
Roland Tasho, fotograf: Kryepeshkopi ishte figurë madhështore. Ai dhe kur fliste, i jepte madhështi figurës, gjë që e bënte dhe të lehtë dhe të vështirë njëkohësisht punën. Kam një arkiv të pasur të kryepeshkopit.
Të bënte përshtypje zgjuarsia e tij, ishte ndër klerikët më të ndritur të ortodoksisë. Ishte gjithmonë dashamirës. Portreti i tij ishte interesant.
#Kryepeshkopi #Anastas #figurë #madhështore #Fotografi #Tasho #Kam #një #arkiv #të #pasur #të #tij #ishte #dashamirës
Java News