Aktualitet

Rehabilitimi i Parkut të liqenit të Ulëzës, Rama: Infrastrukturë cilësore që nxit turizmin

Projekti për rehabilitimin e parkut të liqenit të Ulëzës do të mundësojë një infrastrukturë cilësore duke nxitur turizmin në zonë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale punime nga ky kantier, i cili do të rivitalizojë gjithë zonën, duke përfshirë edhe hidrocentralin e Ulëzës në itinerarin turistik.

Rama vlerësoi rëndësinë e këtij projekti në rilindjen e gjithë zonës së parkut natyror të Ulëzës, një prej destinacioneve ekoturistike më interesante në Qarkun e Dibrës.

“Liqeni i Ulëzës kremton sot shpalljen “Park Natyror” duke qenë një prej destinacioneve ekoturistike më interesante në Qarkun e Dibrës, ku prej disa muajsh po implementohet projekti mbi Rehabilitimin e Parkut dhe zonës përreth tij që do të mundësojë infrastrukturë cilësore, shtigje të reja natyrore, krijim të hapësirave rekreative, Qendër Vizitorësh, restaurim të urave simbol si edhe rivitalizimin dhe përfshirjen e hidrocentralit të Ulëzës në itinerarin turistik duke e rilindur krejt këtë zonë”, u shpreh Rama.

I shtrirë në një zonë ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë materiale shpirtërore, Parku i Ulëzës krijon kushtet e nevojshme për zhvillimin e ekoturizmit, turizmit eksplorues, e atij gjithëvjetor.

#Rehabilitimi #Parkut #të #liqenit #të #Ulëzës #Rama #Infrastrukturë #cilësore #që #nxit #turizmin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button