Aktualitet
Detaje nga plagosja në Tiranë/ Autori dyshonte se i plagosuri i kishte ngacmuar nënën

Detaje të reja mësohen në lidhje me plagosjen e ndodhur këtë pasdite në Yzberisht të Tiranës.
I plagosuri E.Rr, rreth 50 vjeç ka marrë plagë ne bark. Ai është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mundur të identifikojë autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Sherri dyshohet pas një konflikti që i plagosuri kishte me autorin. Ky i fundit dyshonte se i plagosuri i ka ngacmuar nënën.
#Detaje #nga #plagosja #në #Tiranë #Autori #dyshonte #plagosuri #kishte #ngacmuar #nënën
Java News