Sport

Dritë në fund të tunelit për Guardiolën, Manchester City mund Chelsea-n dhe arrin Champions-in –

Më në fund ka dritë në fund të tunelit për Pep Guardiolën. Manchester City zgjohet dhe reagon ndaj një kundërshtari të drejtpërdrejtë. “Qytetarët” kanë mposhtur sot Chelsea-n me rezultatin 3-1. Madueke zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3-të, por City ia doli të përmbyste ndeshjen.

Gvardioli (42′), Haaland-i (68′) dhe Fodeni (88′) i dhanë 3 pikët Manchester City-t. Me këtë fitore ekipi i Guardiolës nis ngjitjen në tabelën e renditjes. Tashmë “qytetarët” gjenden në zonën Champions, në vendin e 4-t të klasifikimit me 41 pikë të grumbulluara gjithsej./Sport Ekspres/

#Dritë #në #fund #të #tunelit #për #Guardiolën #Manchester #City #mund #Chelsean #dhe #arrin #Championsin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button