Aktualitet
VIDEO/ Zjarri te Komuna e Parisit, momenti kur zjarrfikësit evakuojnë banorët e pallatit, mes tyre edhe fëmijë

Një zjarr ka shpërthyer në garazhin e një pallati 8-katësh në Komunën e Parisit pasditen e sotme, ndërsa raportohet se forcat zjarrfikëse kanë nisur evakuimin e banorëve.
Në pamjet e siguruara për BalkanWeb shfaqen forcat zjarrfikëse duke tentuar të shuajnë flakët që kanë përfshirë garazhin, ndërsa efektivë të tjerë evakuojnë banorët në katet e sipërme, përfshirë edhe fëmijë.
Aktualisht, grupi hetimor është duke punuar për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit. Informacione të mëtejshme do të publikohen pas përfundimit të hetimeve dhe normalizimit të situatës.
#VIDEO #Zjarri #Komuna #Parisit #momenti #kur #zjarrfikësit #evakuojnë #banorët #pallatit #mes #tyre #edhe #fëmijë
Java News