“Non grata e Berishës ndikon në zgjedhje”/ Meçani: Ja pse u larguan në hije një pjesë e elektoratit demokrat

Analistja Juela Meçani, e ftuar në emisionin Log deklaroi se non grata e liderit të PD Sali Berisha ndikon në zgjedhje. Meçani theksoi se heqja e non gratës të Berishës do “ngrohte” votuesit demokratë.
Sipas saj, një pjesë e elektoratit demokrat janë larguar në hije. Ajo tha se janë larguar, edhe për faktin që Lulzim Basha u largua si kryetar i PD, por edhe nga opozita e gjatë në kohë.
Juela Meçani: Unë besoj se fakti që Sali Berisha është non grata ndikon në zgjedhje. Nëse do hiqej non grata e Berishës, do kishte më shumë besim në mesin e demokratëve. Një pjesë e elektoratit u larguan në hije, edhe për shkak të opozite të gjatë.
Shumë ikën, edhe sepse u largua Basha, por edhe për faktin e non gratës. Por, sërish edhe nëse i hiqet non grata Berishës, deri tek fitorja e PD nuk besoj. Me situatën ku ndodhen të dyja partitë, PS ka më tepër shanse të fitojë zgjedhjet. Rama ka strategji çdo 4-vjeçar.
#grata #Berishës #ndikon #në #zgjedhje #Meçani #pse #larguan #në #hije #një #pjesë #elektoratit #demokrat
Java News