“PD është në ditën më të zezë”, Gjiknuri i bindur: PS fiton zgjedhjet edhe nëse Berishës i hiqet non grata

Sekretari Zgjedhor në PS Damian Gjiknuri, i ftuar në emisionin Log. në News 24 tha se PS fiton në zgjedhje edhe nëse Sali Berishës i hiqet non grata.
Gjiknuri theksoi se PD është në ditën më të zezë. Sipas tij, PD është në këtë situatë, për shkak se ka bërë gabime strategjike.
Damian Gjiknuri: PD është në ditën më të zezë të veten. Partia Demokratike ka bërë gabime strategjike. Nëse le mandatet, ti preve gjymtyrët e tu. Ti shkatërrove strukturat e tu, dorëzove mandatet.
Nuk e ka bërë këtë gjë vetëm Lulzim Basha, se asgjë nuk bëhej në PD pa fjalë të Berishës. Më pas u krijua një grup tjetër parlamentar, që nuk kishin shumë vota. E kemi mundur Berishën edhe pa non grata.
#është #në #ditën #më #të #zezë #Gjiknuri #bindur #fiton #zgjedhjet #edhe #nëse #Berishës #hiqet #grata
Java News