Aktualitet

Kryepeshkopi Anastas në gjendje jo të mirë shëndetësore, reagon kreu i KMSH, Bujar Spahiu: I lutemi Zotit për shërimin e tij!

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka reaguar në lidhje me lajmet e raportuara sot se gjendja e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është përkeqësuar.
Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu është lutur për shërimin e shpejtë dhe të plotë të Kryepeshkpit, ndërsa ka shtuar se me kryepeshkopin bashkëpunojnë prej vitesh tashmë.
Ai e ka vlerësuar figurën e Anastas Janullatos si një lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo.

“Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos, ndodhet prej disa ditësh në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Me Janullatosin kemi vite që bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri. Lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo.
I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë!”, shkruan Spahiu.

Lajmi për përkeqësimin e shëndetit të Kryepeshkopit Anastas u dha nga mediat greke sot në mëngjes dhe u konfirmua nga Kisha Ortodokse, sipas të cilave shëndeti i tij është përkeqësuar me shpejtësi, pasi ka pësuar dështim të shumëfishtë të organeve.

Kryepeshkopi i Shqipërisë 96 vjeç, ndodhet i shtruar i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv të “Evangelismos” pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e së premtes së 10 janarit.

Sipas informacioneve, përpjekjet e mjekëve për ta shkëputur nga mbështetja mekanike e frymëmarrjes kanë rezultuar të pasuksesshme, ndaj kanë vazhduar me procedurën e trakeostomisë.

Kjo është një procedurë mjekësore që vlerësohet e nevojshme nga mjekët për rastet e intubimit të zgjatur më shumë se 15 ditë, për të reduktuar rreziqet që lidhen me të.

#Kryepeshkopi #Anastas #në #gjendje #të #mirë #shëndetësore #reagon #kreu #KMSH #Bujar #Spahiu #lutemi #Zotit #për #shërimin #tij
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button