Aktualitet

U vra sot në atentatin në Zall Herr, kjo është makina me të cilën lëvizte Lulzim Visha

Në Zall Herr të Tiranës, mëngjesin e sotëm është ekzekutuar teksa lëvizte me makinë Lulzim Visha.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se makina në foto ishte e viktimës Visha. Fotoja është shkrepur pak minuta pas atentatit, ku mbeti i vrarë Visha.

Policia reagoi për këtë vrasje, duke thënë se ka gjetur një mjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur në vrasje.

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz. Dyshimet janë se Visha është vrarë për hakmarrje. Hetimet për ta zbardhur ngjarjen vijojnë.

#vra #sot #në #atentatin #në #Zall #Herr #kjo #është #makina #të #cilën #lëvizte #Lulzim #Visha
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button