Aktualitet

Tërmeti në Shqipëri, IGJEUM jep detaje

Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë detaje në lidhje me tërmetin me epiqendër këtë të premte në Shkodër, duke bërë të ditur se magnitudë ka qenë 4,1 rihter.

Fatmirësisht nuk janë raportuar dëme materiale, ndërsa lëkundjen janë ndjerë deri në Tiranë.

“Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 14:39:00 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter. Epiqendra u regjistrua në Velipojë, në qarkun e Shkodrës, me një thellësi prej 15.8 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës. Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Shkodër dhe Qarkut Shkodër nuk raportohen dëme materiale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës”, njofton IGJEUM.

#Tërmeti #në #Shqipëri #IGJEUM #jep #detaje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button