Kryepeshkopi Anastas në gjendje kritike, Kisha Ortodokse konfirmon: Shëndeti i tij është përkeqësuar!

Përkeqësohet shëndeti i Kryepeshkopit Anastas. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat i referohen spitalit Evangelismos në Athinë, ku hirësia e tij trajtohet që nga 3 janari.
Lajmi për përkeqësimin e shëndetit të Kryepeshkopit Anastas u dha nga mediat greke sot në mëngjes dhe u konfirmua nga Kisha Ortodokse, sipas të cilave shëndeti i tij është përkeqësuar me shpejtësi, pasi ka pësuar dështim të shumëfishtë të organeve.
Kryepeshkopi i Shqipërisë 96 vjeç, ndodhet i shtruar i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv të “Evangelismos” pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e së premtes së 10 janarit.
Sipas informacioneve, përpjekjet e mjekëve për ta shkëputur nga mbështetja mekanike e frymëmarrjes kanë rezultuar të pasuksesshme, ndaj kanë vazhduar me procedurën e trakeostomisë.
Kjo është një procedurë mjekësore që vlerësohet e nevojshme nga mjekët për rastet e intubimit të zgjatur më shumë se 15 ditë, për të reduktuar rreziqet që lidhen me të.
#Kryepeshkopi #Anastas #në #gjendje #kritike #Kisha #Ortodokse #konfirmon #Shëndeti #tij #është #përkeqësuar
Java News