VIDEO/ Habit avokatja: Kam parë në urgjencën e spitalit, vajza të reja të shpërfytyruara
Dhunimi dhe përdhunimi i një 26-vjeçareje në Vlorë ka qenë lajmi që ka tronditur qytetin e Vlorës ditët e fundit.
Ka qenë gazetarja Afrovita Hysaj, e cila ka nxjerr detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ku theksoi se të rënë e droguan dhe përdhunuan 4 persona.
Por avoaktja Vjollca Pustina ka habitur me deklaratën e saj.
“Përdhunimet mund të ndodhin rëndom ditë të premte, ditë të shtune, ndoshta edhe vajzat e tejkalojnë një çikë me pijen…
Kam rastis katër herë ditëve të shtuna në urgjencën e spitalit, dhe vinin vajza të reja të shpërfytyruara.
Të shoqëruara, që i binin faktikisht 3-4 djem. Po edhe vajzat duhet të jenë një çikë më të kontrolluara kur futen nëpër lokale, nëpër disko nate.
Se edhe meshkujt meshkuj janë…”- tha avokatja Vjollca Pustina në një emision televiziv, ku në qendër të diskutimit ishte përdhunimi i ndodhur në Vlorë.
26-vjeçarja e cila u përdhunua nga 4 persona në dhomën e një hoteli ka tërhequr të gjitha akuzat e saj ndaj abuzuesve duke deklaruar në polici se ka shkuar me të rinjtë me dëshirë.
Kjo, për shkak të kërcënimeve dhe frikës.
/f.s
#VIDEO #Habit #avokatja #Kam #parë #në #urgjencën #spitalit #vajza #të #reja #të #shpërfytyruara