Aktualitet

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Kamenicë, Policia e cilëson si “vdekje të dyshimtë”

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një vdekje në Kamenicë, që e ka cilësuar si të dyshimtë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Taulantët”.

“VDEKJE E DYSHIMTË – Rr. Taulantët, Kamenicë 23.01.2025 – NN. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.



#Gjendet #vdekur #në #shtëpinë #tij #një #burrë #në #Kamenicë #Policia #cilëson #vdekje #të #dyshimtë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button