Sport

Spezia, tifozët në revoltë kundër logos së re: “Duket si një simbol neonazist”

Spezia

“Duket si simbol neonazist”, “ofendon historinë e qytetit tonë”. Një qytet i tërë është në revoltë kundër simbolit të ri të Spezia Calcio. Shumë tifozë dhe qytetarë kanë parë në ndryshimin e logos së ekipit vendas, ngjashmëri të ndryshme me simbole që të kujtojnë nazizmin dhe lëvizjet e ekstremit të djathtë. Brenda pak orësh në faqen zyrtare të klubit Spezia dhe në rrjetet sociale janë shfaqur një sërë komentesh.

Madje ka nisur edhe një mbledhje firmash në platformën change.org për t’i kërkuar pronësisë që të mos miratojë simbolin e ri. “Nuk mund të shkelësh një simbol mbi 100-vjeçar, që ka bërë historinë e Spezia Calcio në këtë mënyrë”, thuhet në peticion. Ish-klubi i sulmuesit të kombëtares Rey Manaj, ka menduar një ndryshim në imazh, që nuk është perceptuar mirë nga tifozët e tyre.

Lexo më tej: Video/ Shikoni kontestimin e tifozëve të Inter, pas traumës në Spezia: “Tregoni që keni bo*e”


me të cilën fansat tanë mund të krenohen”, nënvizohet në videon e prezantimit të shoqërisë, që shpjegon kompozimin e dhënë nga një shqiponjë dominuese dhe shkronjat e ndërthurura S C, që të kujtojnë një spirancë. Ndërkohë, protesta e tifozëve të Spezia kundër logos dhe simbolikës, që ajo duket se kujton, vazhdon hapur.

#Spezia #tifozët #në #revoltë #kundër #logos #së #Duket #një #simbol #neonazist

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button