Giuntoli, kontratë 5 vjeçare me Juventus: “Mendoj për babain tim, më ka transmetuar juventinitet”

Paraditen e sotme mbërriti lajmi zyrtar, që dihej prej javësh: Cristiano Giuntoli është drejtuesi i ri i Juventus. Ish-drejtori sportiv i Napolit, pas nënshkrimit të një kontrate 5-vjeçare, është bërë me pushtet të plotë drejtor futbolli i klubit. Giuntoli tashmë ndodhet në Continassa për impaktin e parë në “shtëpinë” e tij të re. Foto e ritit, shtrëngime duarsh me drejtuesit e tjerë dhe me Paul Pogba. Pastaj edhe fjalët e para si bardhezi. Përveç falënderimeve klasike, 51-vjeçari toskan tregoi një anekdotë nga rinia e tij, që tregon qartë lidhjen e tij të vjetër me Juventus.
Lexo më tej: Te Juventus nis epoka Giuntoli: shitjet e më pas… Milinkovic-Savic
“Eklektik, inovativ dhe kompetent. Këta janë vetëm disa nga epitetet për të përshkruar profilin e Cristiano Giuntoli, drejtorit të ri sportiv të Juventus“. Kështu nis njoftimi për shtyp i bardhezinjve që njoftojnë punësimin e Football Director. Giuntoli mbërriti pas një krahu të hekurt me De Laurentiis dhe Napolin dhe tani po merr konfidencë me ambjentet në Continassa. Pas njoftimit zyrtar kanë mbërritur edhe fjalët e tij të para si neo-juventin.
Cristiano Giuntoli è con noi!
Giuntoli è il nostro nuovo Football Director. Benvenuto!
— JuventusFC (@juventusfc) July 7, 2023
EPISODI I FËMIJËRISË
“Ndjesitë e para ishin të pabesueshme – shpjegoi Giuntoli – pothuajse të papërshkrueshme. Sepse për një fëmijë si unë që nisej nga Prato me autobus e bënte tetë orë për të parë Juventus, është një arsye për një kënaqësi të madhe. Një ndjenjë vërtet e pabesueshme”. Më pas erdhi edhe dedikimi: “Këtë moment të veçantë ia dedikoj babait tim, i cili ishte një tifoz i madh i Juventus dhe më transmetoi juventinitetin që kur isha fëmijë. E për këtë do ta falënderoj gjithmonë”. Së fundmi, dogmat e tij: “Magjepsës dhe ambicioz, kështu do ta përshkruaja Juventus, ndërsa do ta përshkruaja veten si një punëtor. Me stafin tim, dua të ndërtoj një Juventus që e lë mënjanë egon dhe mund të mendojë si ne. Do të doja të bashkoja shumë koka me vetëm një zemër”.
#Giuntoli #kontratë #vjeçare #Juventus #Mendoj #për #babain #tim #më #transmetuar #juventinitet
Lapsi