Nedim Bajrami projektohet si titullar në ndeshjen e sotme ndaj Manchester United në Europa League

Europa League vjen sonte me shumë ndeshje e spektakël.
Një përballje shumë interesante pritet të jetë ajo mes Manchester United dhe Rangers, shkruan Sport.
Ky takim zhvillohet nga ora 21:00 në mitikun ‘Old Trafford’, atje ku titullar pritet të jetë edhe një futbollist shqiptar.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Nedim Bajrami pritet të luajë nga minuta e parë tek Rangers, duke kërkuar edhe golin, ashtu siç ka ditur të bëjë në ndeshje të mëdha.
Manchester United: Onana; Yoro, Maguire, Martinez; Mazraoui, Eriksen, Ugarte, Dalot; Diallo, Fernandes; Hojlund
Rangers: Kelly; Tavernier, Propper, Balogun, Jefte; Barron, Raskin; Cerny, Bajrami, Yilmaz; Igamane
/ Sport/
#Nedim #Bajrami #projektohet #titullar #në #ndeshjen #sotme #ndaj #Manchester #United #në #Europa #League
gazetablic.com