Digjet kati i tretë i një shtëpie në Suharekë, nuk ka të lënduar

Mbrëmë në Gjinoc të Suharekës, një person ka raportuar në polici se është përfshirë nga zjarri kati i tretë i një shtëpie.
Sipas raportit të 24 orëve të fundit, bëhet e ditur se shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i shtëpisë, shkruan .
Në këtë incident të ndodhur në orë 21:00, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Rasti nën hetime.
“Gjinoc, Suharekë / 22.01.2025 – 21:00. Një m/k ka raportuar se nga zjarri është përfshirë kati i tretë i shtëpisë. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nuk raportohet për lëndime në njerëz. (shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i shtëpisë). Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e PK-së.
#Digjet #kati #tretë #një #shtëpie #në #Suharekë #nuk #të #lënduar
gazetablic.com