Aktualitet
Mediat italiane: Rrahmani i rëndësishëm për skemat e Contes

Amir Rrahmani është një nga lojtarët më të mirë të Napolit.
Në këtë sezon, mbrojtësi shqiptar ka dhuruar paraqitje të mira, duke u shndërruar në një futbollist të rëndësishëm për skemat e Contes.
Në një shkrim të publikuar, “Il Mattino” e konsideron Rrahmanin si “Ministër të Mbrojtjes”. Ai ka lujtur në 21 ndeshje të Serie A në këtë sezon, madje duke shënuar një gol dhe duke dhuruar dy asiste. Kujtojmë që ai u transferua te Napoli nga Verona në vitin 2020.
#Mediat #italiane #Rrahmani #rëndësishëm #për #skemat #Contes
gazetablic.com