Aktualitet

Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e strukturave shëndetësore, ku u diskutua për masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Koçiu u shpreh se strukturat shëndetësore janë në gatishmëri.

Koçiu shtoi se vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi.

“Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, u mblodhëm sot me drejtuesit e strukturave shëndetësore, ku u përqendruam në raportimin mbi masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit dhe për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi.

Strukturat shëndetësore janë në gatishmëri duke kryer: Monitorimin e situatës aktuale të gripit në vend; Vijimin e vaksinimit falas kundër gripit për grupet e rrezikuara; Ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndjekjen e rekomandimeve për minimizimin e transmetimit dhe parandalimin e virozave të stinës;

Përforcimin e survejancës për infeksionet respiratore në mbrojtje të shëndetit publik. Parandalimi fillon me një veprim të thjeshtë: vaksinimin. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj!”, shkruan Koçiu në Facebook.

#Situata #virozat #Koçiu #mbledh #drejtuesit #strukturave #shëndetësore #Vaksinimi #mënyra #më #efikase #përballimit #të #situatës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button