Tech

Erdogan pret Zelenskin në Stamboll: Ukraina e meriton anëtarësimin në NATO

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka qenë në Turqi, ku është takuar me homlogun Erdogan. Turqia edhe një herë ndodhet në udhëkryqin e fateve të luftës.

Në fund të takimit, dyliderët mbajtën një konferencë për shtyp. Presidenti turk Erdogan pohoi se “Ukraina padyshim e meriton të anëtarësohet në NATO”.

“Duke qenë në solidaritet me Ukrainën, ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund luftës”, tha Erdogan.

Erdogan ka bërë me dije gjithashtu se muajin e ardhshëm Putin do të vizitojë Turqinë.

“Ne kemi dëgjuar palën ukrainase për shkëmbimin e të burgosurve – shtoi Erdogan – po negociojmë edhe me palën ruse. E diskutova këtë çështje edhe me Putinin, i cili do të vizitojë Turqinë muajin e ardhshëm. Shpresoj se do të kemi rezultate për të burgosurit së shpejti, por ndërkohë” vazhdojmë punën për çështjen e korridorit të misrit”.

Zelensky nga ana e tij falënderoi SHBA-në për vendimin për të furnizuar Kievin me bomba thërrmuese.

/f.stafa

#Erdogan #pret #Zelenskin #në #Stamboll #Ukraina #meriton #anëtarësimin #në #NATO

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button