Meçe: U shpalla puçist më 21 Janar! Berisha i tha prokurores, lavire dhe s’lejoi hetimet

Arben Meçe, një prej protestuesve të 21 janarit, i ftuar në Report Tv thotë se u shpall puçist dhe u përndjek nga policia asokohe. Në emisionin ‘Repolitix’, Meçe kujton se Berisha pengoi hetimet.
Madje, Meçe risjell në vëmendje edhe deklaratat e Berishës ndaj prokurores së Përgjithshme të kohës, Ina Rama, të cilën e quajti lavire.
“E turpshme që të mbrohet vrasja shtetërore. Kuvendi bëri komision të posaçëm parlamentare, jo arrestime që u bënë, por bëri edhe komision të posaçëm ku shpallu grushtin e shtetit, puçistët. A keni dëgjuar që për atë bllokun, cili është vendimi i Apelit dhe Gjykatës së Lartë.
Berisha i tha lavire prokurores dhe nuk lejoi bërjen e hetimeve. Të thuash se ka patur hetim atë ditë dhe gjykim është e turpshme sot, vetëm të tillë s’ka patur. Strasburgu dhe vendimin dhe SPAK e ka marrë vendimin për ta tërhequr dosjen vetëm pas Strasburgut. U shpalla puçist dhe nuk e di ca kam hequr unë nga këta njerëz, më ka ardhur nga pas ajo polici, të dalin njerëzit këtu e të thonë që është hetuar, kjo nuk është e vërtetë”, tha Meçe.
#Meçe #shpalla #puçist #më #Janar #Berisha #tha #prokurores #lavire #dhe #slejoi #hetimet
Java News