Aktualitet
Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Durrësit

Reshjet e shiut kanë rikthyer pamjen e përhershme në Durrës. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi që rrugët e qytetit bregdetar të përmbyten.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke prekur disa zona kryesore të qytetit.
Kjo nuk është hera e parë që shohim këto pamje nga qyteti i Durrësit sa herë përballemi me reshje të dendura shiu. Shqetësues është fakti që përmbytje të tilla po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në qytet, duke vënë në pikëpyetje kapacitetin e kanalizimeve për të përballuar reshjet e stinës.
#Reshjet #shiut #përmbytin #rrugët #Durrësit
Java News