Mirditë, 37-vjeçari kanos me thikë pronarin e lokalit, më pas godet policin

37-vjeçari me iniciale L.D. ka kanosur me thikë pronarin e një lokali në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme në qytetin e Rubikut pas një konflikti për motive të dobëta mes tij dhe pronarit të lokalit.
Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 37-vjeçari në gjendje të dehur i ka kundërshtuar ata me forcë, ka goditur me grusht njërin prej tyre dhe është larguar me vrap.
Më pas, ai është larguar por arratisja nuk ka zgjatur shumë pasi u arrestua menjëherë nga Policia. Në momentin e kapjes, atij iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
#Mirditë #37vjeçari #kanos #thikë #pronarin #lokalit #më #pas #godet #policin
Java News