Dosja ‘Toyota Yaris’, kreu i SPAK paralajmëron Berishën: Do mbash përgjegjësi penale për publikimin e saj!

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, zhvilloi këtë të hënë një takim informal me gazetarët, ku dha komente mbi hetimet e disa çështjeve të rëndësishme të Prokurorisë së Posaçme, përfshirë dosjen e njohur si “Toyota Yaris”.
Dumani konfirmoi se çështja e njohur si “Toyota Yaris” është ende duke u hetuar. Ai rikujtoi një vendim për ndalimin e publikimeve në lidhje me dosjen në fjalë.
Pyetje: Do ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publikimi?
Dumani: Patjetër, të gjithë janë të barabartë.
Kujtojmë se Berisha i cili sot ishte në SPAK për respektimin e masës së sigurisë ‘detyrim me paraqitje’, lexoi përpara militantëve disa pjesë përgjimesh që sipas tij i përkasin dosjes ‘Toyota Yaris’.
#Dosja #Toyota #Yaris #kreu #SPAK #paralajmëron #Berishën #mbash #përgjegjësi #penale #për #publikimin #saj
Java News