Aktualitet
Lirimi i tre pengjeve izraelite, Von der Leyen: Një kapitull i ri për Izraelin dhe popullin palestinez

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka reaguar lidhur me lirimin e tre pengjeve izraelite nga Hamasi.
Në një mesazh në platformën X, ajo thekson se ky është një moment “që të mbush me shpresë”, ndërsa përshëndeti edhe marrëveshjen e armëpushimit.
“Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher janë të lirë. Dhe të tjerët do të jenë gjithashtu. Le të jetë ky fillimi i një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez…Armëpushimi duhet të respektohet”, shkroi ajo në një mesazh në X.
#Lirimi #tre #pengjeve #izraelite #Von #der #Leyen #Një #kapitull #për #Izraelin #dhe #popullin #palestinez
Java News