Sport

Manchester United është në shok! As Ruben Amorim nuk e ka idenë sesi do të dalë nga gjendja, humb edhe ndaj Brighton –

Manchester United është në shok të plotë. Në Angli menduan se pas ardhjes së Ruben Amorim, situata do të ndryshonte tërësisht te “djajtë e kuq”. Por nuk është kështu, kjo skuadër po vazhdon të marrë rezultate negative.

Sot Manchester United ka humbur në shtëpi nga Brighton në shifrat 1-3. Mintey do të shënonte në minutën e 5 për miqtë, ndërsa Fernadnes barazoi nga penalltia. Kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, Joao Pedro shënoi menjëherë, por goli iu anulua nga VAR. Megjithatë 7 minuta më vonë miqtë shënuan sërish me Mitoma dhe këtë herë goli ishte i rregullt. Ndërkohë në minutën e 76, Rutter, vulosi fatin e takimit, 1-3. Pas këtij takimi, Manchester United mban vendin e 13 me 26 pikë në renditje, shumë larg Europës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Manchester #United #është #në #shok #Ruben #Amorim #nuk #idenë #sesi #të #dalë #nga #gjendja #humb #edhe #ndaj #Brighton
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button