Aktualitet

VIDEO/ Sherri për guroret, shihni si i masakrojnë me shkopinj bejsbolli e shqelma grupi i Rrajave dy personat

Një konflikt është regjistruar mesditën e së enjtes në një lokal të aksit Fushë Krujë-Thumanë. Bilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër) janë goditur me sende të forta nga një grup personash.

ka siguruar pamjet nga ky sulm i kryer nga anëtarë të fisit Rraja, të cilët me shkopinj bejsbolli shihen duke dhunuar dy persona nga fisi Maja që ishin të ulur në lokal duke pirë kafe.

Të paktën 10 persona sulmojnë dy “shënjestrat” duke i sharë dhe goditur pa pushim me shkopinj në trup e kokë. Njëri prej ‘viktimave’, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spital shihet i gjakosur në kokë teksa përpiqet të largohet.


Por sërish autorët e sulmit i vihen pas, deri sa një prej tyre bie në tokë. Në sfond dëgjohen zëra që thonë “vrite, vrite” dhe vijojnë gjuajtjet me shkopinj e shqelma.

Sherri ka ndodhur për një gurore, në pronësi të Rrajave. Anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa.

(video ketu)

#VIDEO #Sherri #për #guroret #shihni #masakrojnë #shkopinj #bejsbolli #shqelma #grupi #Rrajave #personat

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button