Sport

Frattesi zgjodhi me zemër, zyrtarisht te Inter deri në 2028: “Është shumë i lumtur”

Frattesi

Davide Frattesi është zyrtarisht lojtar i Inter. Mesfushori i lindur në vitin 1999 i bashkohet zikaltërve në formë huazimi me detyrim blerje. Pasi kreu pjesën e dytë të testeve mjekësore në mëngjes (e para u zhvillua të mërkurën), mesfushori firmosi kontratën që do ta lidhë me Inter deri më 30 qershor 2028. Për Sassuolo arkëtimi do të jetë rreth 36 milionë euro, me 2.8 milionë në sezon për lojtarin. “Rritja kërkon sakrificë dhe shumë punë. Duhet të dish të presësh momentin tënd për të kapur një mundësi sapo të shfaqet. Kështu është zhvilluar karriera e Davide Frattesit deri tani. Hap pas hapi, gjithnjë më lart, derisa mbërriti te zikaltrit”. Këto janë fjalët e njoftimit për shtyp të Inter, që njoftoi firmën me Frattesi.

Lexo më tej: Frattesi, një lojtar mes Eriksen e Seedord, te Inter. Carnevali e zyrtarizon: “Çështje e kryer”

“Tashmë Davide e pret një sfidë e re, me ngjyrat e zikaltër – vazhdoi deklarata e klubit zikaltër, pasi ripërshkoi karrierën e lojtarit –. Frattesi do të përballet me të si gjithmonë ballëhapur”. Në mënyrë të detajuar, marrëveshja me Sassuolo parashikon një huazim prej 6 milionë euro. Pastaj 26-27 milionë për blerjen dhe 3 në bonuse. Zikaltrit do të rikuperojnë një pjesë të parave të shpenzuara me shitjen me titull përfundimtar të Mulattieri, i vlerësuarar 6-7 milionë.


MENAXHERI: “I LUMTUR PËR ZGJEDHJEN”

Beppe Riso, menaxheri i Frattesi, komentoi nënshkrimin e klientit të tij. Ai foli teksa largohej nga selia e zikaltërve: “Davide është shumë i lumtur, shumë i lumtur që ka ardhur te Inter”. Riso zbuloi edhe një prapaskenë në lidhje me Milan: “Ditën e mbylljes pati një drekë me Milan ku folëm edhe për Frattesi. Por kohët ishin shumë të ngushta dhe ne ishim shumë afër me Inter. Ata po vepronin shumë më shpejt dhe ne vendosëm ta mbyllnim me Inter”.



#Frattesi #zgjodhi #zemër #zyrtarisht #Inter #deri #në #Është #shumë #lumtur

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button