Aktualitet
Moti i kthjellët dhe me vranësira të pakta në zonat malore

Ditën e sotme (18 janar) vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit dhe me vranësira te pakta kalimtare në orët e mëngjesit në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 14 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -5 deri 9°C
në zonat e ulëta -1 deri 19°C
dhe në bregdet 6 deri 19°C
#Moti #kthjellët #dhe #vranësira #të #pakta #në #zonat #malore
Java News