“Sazani ka pasur vetëm ferra dhe gjarpërinj”, Kodheli për investimin e dhëndrit të Trump në ishull: S’mund ta lëmë enklavë, do zhvillohet!

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli ka komentuar investimin strategjik që do të bëhet nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, në ishullin e Sazanit.
Kodheli u shpreh se Sazani ka pasur vetëm ferra dhe gjarpërinj dhe se tani është koha që të zhvillohet.
“Unë kam qenë në Sazan. Kur bëmë transformimin e ushtrisë shqiptare, shumëçka nuk na duhej sepse na thanë. Sazanin që e kemi falë qeverisjes italiane si pronë tonën. Ka pasur vetëm ferra dhe gjarpërinj dhe ndërkohë duam të zhvillojmë këtë vend? Apo do ti lëmë këto enklavat kështu…”, tha ish-ministrja e Mbrojtjes.
E pyetur nga gazetari dhe moderatori i emisionit, Endri Xhafo, PS do t’i fitojë zgjedhjet në raste se Berishës i hiqet non grata nga SHBA, deputetja u shprehen e bindur se po.
“Absolutisht po”, deklaroi ajo.
#Sazani #pasur #vetëm #ferra #dhe #gjarpërinj #Kodheli #për #investimin #dhëndrit #të #Trump #në #ishull #Smund #lëmë #enklavë #zhvillohet
Java News