“Konflikti në Ukrainë do mbarojë shumë shpejt”, Panariti: Pse marrëveshja e paqes mund të afektojë dhe Kosovën

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edmond Panariti komentoi konfliktin në Ukrainë.
Panariti theksoi se beson se konflikti në Ukrainë do të mbarojë shumë shpejt, si pjesë e një marrëveshjeje, që do të infektojë edhe Kosovën.
“Konflikti në Ukrainë mendoj se do mbarojë shumë shpejt, nga një marrëveshje e madhe. Europa nuk është më prioritet, sepse nuk është konkurrente. Mbarimi i konfliktit në Ukrainë do arrihet me marrëveshje, që do të afektojë edhe Kosovën. Dy konfliktet në Europë kanë qenë Ukraina e Kosova. Putin ka përdorur gjithmonë Vuçiç dhe ka kërkuar të trazojë edhe Kosovën.
Ky është një lloj dështimi i Europës. Për sa kohë konflikti mes Kosovës e Serbisë nuk është zgjidhur, besoj do të zgjidhet në tavolinë. Kam frikë se do të trajtohet si pjesë e një pakete. Këtu bëhet fjalë për një zgjidhje”, u shpreh Panariti.
#Konflikti #në #Ukrainë #mbarojë #shumë #shpejt #Panariti #Pse #marrëveshja #paqes #mund #të #afektojë #dhe #Kosovën
Java News