FOTO / U hoq nga hyrja e Tiranës para 6 vitesh, zbulohet qyteti ku do të vendoset “Shqiponja”

“Shqiponja” e sheshit të dikurshëm të Tiranës që u hoq në vitin 2018 për shkak të projektit të Unazës së Madhe do të vendoset sërish, por në qytetin e Kukësit.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti socialist Pandeli Majko, i cili thotë se kjo u realizua edhe me mirëkuptimin e Lazim Destanit, i cili është edhe dhuruesi i saj.
““Shqiponja” e sheshit të dikurshëm të Tiranës, do të vendoset tek rrethrrotullimi i Gostilit, në hyrje të Kukësit!
Kjo u realizua falë mirëkuptimit të mikut tim Lazim Destani (i cili është dhuruesi i saj), miratimit të Edi Ramës dhe bashkëpunimit të bashkisë së Tiranës! Albert Halili, kryetari i Bashkisë së Kukësit si protagonist i këtij procesi po koordinon punën për vendosjen e “shqiponjës”!… Mbarësi!”, shkruan Majko.
Simboli i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë i vendosur në vitin 2012 tek rrethrrotullimi Doganës në Tiranë u hoq më 2018 për shkak të projektit për Unazën e Madhe.
#FOTO #hoq #nga #hyrja #Tiranës #para #vitesh #zbulohet #qyteti #të #vendoset #Shqiponja
Java News