AktualitetDurresi Sot

Ndahet nga jeta Tristan Sherifi

LAMTUMIRË MIK 🙏🕯

Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, Tristan Sherifi humbi sot jetën në moshën 55-vjeçare, duke lënë të pikëlluar bashkëshorten, 3 djemtë dhe familjarët e tij.

𝗛𝗼𝗺𝗮𝘇𝗵𝗲𝘁 𝗱𝗼 𝘁e 𝗺𝗯𝗮𝗵𝗲𝗻 𝗻𝗲𝘀er 𝗻e 𝗼𝗿e𝗻 𝟭𝟮:𝟬𝟬 – 𝟭𝟯:𝟬𝟬 𝗻ë 𝗵𝗼𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘀𝗼𝗿 𝘁ë 𝗤𝗲𝗻𝗱𝗿ë𝘀 𝗞𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲 “𝗔.𝗠𝗼𝗶𝘀𝗶𝘂”

Një humbje e rëndë kjo për familjarët, miqtë, të njohurit, por edhe për median në Durrës, pasi Sherifi ishte mjaft i njohur në rrethet gazetareske.

Një humbje e madhe dhe për Institucionin tonë me të cilin Tani bashkëpunonte prej mbi 20 vitesh tashmë. Ai ishte i pranishëm në çdo aktivitet apo iniciative duke ofruar gatishmërinë e tij të paimagjinueshme për ndihmë teknike apo gjithçka tjetër.

Ndarja e papritur nga jeta e Sherifit ka prekur shumë nga kolegët dhe miqtë e tij.

I angazhuar që herët si operator në televizionet e para private si Shijak TV dhe Teuta TV, Sherifi më pas iu dedikua realizimit të dokumentarëve bashkë me kolegët Gezim Kabashi e Astrit Tahiri, për figura të njohura dhe personalitete të Durrësit.

Një tjetër angazhim i vazhdueshëm i tij ka qenë përkrah koreografit Gjergj Prevazi, në realizimin e edicioneve të Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Modern.

Dashuria e Tristan Sherifit për profesionin dhe dëshira për t’i çuar deri në fund angazhimet e marra do ta shtynte muaj më parë të ndërmerrte një udhëtim të vështirë, pavarësisht se ishte i sëmurë.

“Operatori Tristan Sherifi, me një sakrificë të tejskajshme, bindi veten dhe na bindi dhe neve që duhen intervista e miqve të Gjergjit në veriun e Spanjës dhe bëri mbi 5000 km me makinën e tij mbushur me pajisjet për të realizuar xhirimet”,- rrëfeu gazetari Tahiri, në tetor të vitit të kaluar, gjatë ceremonisë së shfaqjes së një dokumentari me rastin e 2-vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit, regjisorit dhe përkthyesit të njohur Gjergj Vashi.

𝗜 𝗹𝗲𝗵𝘁𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲𝘂 𝗠𝗜𝗞 😪

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button