Abdixhiku: 9 shkurti është dita e kthesës sonë të madhe

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka thënë se beslidhja e qytetarëve në qytetet e shumta ku po vizitohen, po i bindë përfundimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim.
Sipas tij, 9 shkurti është dita e kthesës të madhe të LDK-së.
‘’LDK është ngritur tashmë në këmbë, janë bërëNJË me popullin e Kosovës, dhe sikurseatëherë, sikurse e keni kërkuar përherë!
Këtë LDK që e keni kërkuar tashmë e keni.
Këtë LDK që punon, përbashkon, fton e përfaqëson tashmë e keni.
Prandaj, ruajeni si të tillë; duajeni si të tillë, mbrojeni si të tillë, sepse është e juaja siç ka nisur 35 vite më parë’’, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Rahovec.
#Abdixhiku #shkurti #është #dita #kthesës #sonë #të #madhe
gazetablic.com