Ministri italian flet për paktin me Shqipërinë: Energjia e rinovueshme do të eksportohet nëpërmjet…

Ministri i Mjedisit dhe Energjisë i Italisë Gilberto Pichetto Fratin, i cili nënshkroi në emër të qeverisë Meloni kuadrin e marrëveshjes me Shqipërinë dhe Emiratet e Bashkuara shprehet se ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike.
Sipas tij, ky projekt synon promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përshpejtimit të tranzicionit të energjisë së pastër, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por edhe në rajonin e Mesdheut e më gjerë.
Vendosja e kësaj ndërlidhje me kabullin nënujor me Italinë nëpër detin Adriatik do t’i shërbejë rritjes së kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike në vendin tonë, sidomos atyre bazuar në energjinë e rinovueshme si dhe zgjerimin e mundësisë për eksportin e saj.
Deri tani Shqipëria ka ndërlidhje energjetike vetëm rrugë tokësore me shtetet e rajonit, me Greqinë (455 dhe 154 kilovat), me Maqedoninë e Veriut që është në përfundim me fuqi transmetimi 400 kilovat, me Kosovën dhe me Malin e Zi si dhe disa linja të tjera që janë në nivele 110 dhe 220 kilovat.
#Ministri #italian #flet #për #paktin #Shqipërinë #Energjia #rinovueshme #të #eksportohet #nëpërmjet..
Java News