Aktualitet

“13 vetë morën ndihmë mjekësore”- Krejt çfarë dihet për zjarrin e mbrëmshëm në një ndërtesë në Prishtinë!

Një ndërtese e “Lesna-s” në lagjen Kalabria në Prishtinë është përfshirë mbrëmë nga zjarri.

Trembëdhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas zjarrit.

Kështu ka bërë të ditur pas këtij rasti zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se tashmë zjarri është vënë nën kontrollë.

“Zjarri është lokaluzuar nga ana e zjarrfikësve.Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrinë në trembëdhjetë (13). Për detajet rreth rastit do të njoftoheni pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente.”, ka thënë ajo.



#vetë #morën #ndihmë #mjekësore #Krejt #çfarë #dihet #për #zjarrin #mbrëmshëm #në #një #ndërtesë #në #Prishtinë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button