Lojërat Dimërore në Harbin, ngjarje e rëndësishme sportive

Rregullatori më i lartë i pronësisë intelektuale i Kinës njoftoi të mërkurën se ka miratuar dhe regjistruar 19 simbole speciale për Lojërat e 9-ta Dimërore Aziatike Harbin 2025, duke përfshirë emblemën dhe maskotat, për të siguruar mbrojtje gjithëpërfshirëse të pronësisë intelektuale për ngjarjen, bën të ditur “Xinhua”.
Të planifikuara nga 7 deri më 14 shkurt në Harbin, kryeqendra e provincës Heilongjiang, Lojërat do të jenë një tjetër ngjarje e madhe ndërkombëtare e akullit dhe borës e organizuar nga Kina pas Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022.
Guo Wen nga Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale të Kinës (CNIPA) tha se është ngritur një proces rishikimi i shpejtë për aplikimet për patentë në lidhje me ngjarjen, me gjashtë patenta dizajni të miratuara tashmë.
#Lojërat #Dimërore #në #Harbin #ngjarje #rëndësishme #sportive
Java News