Tragjedi në Bullgari! Përplasen dy trena, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave mallrash pranë Sofjes, në Bullgari.
Një nga drejtuesit e trenit dhe një punonjës i Hekurudhave Shtetërore Bullgare janë dy nga viktimat e aksidentit, raporton shefi i policisë së Sofjes.
Ndërkohë, një nga të lënduarit i cili u shtrua në spitalin “Shën Anna”, është në rrezik për jetën, raportojnë mediat e huaja.
Trenat po lëviznin në të njëjtat shina, si pasojë e një gabimi njerëzor dhe për këtë arsye autoritetet kanë nisur hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë personat që kanë drejtuar lëvizjet.
Mediat raportuan se dy trenat u përplasën në seksionin midis stacioneve hekurudhore në Svetovrachene dhe Kremikovtsi pranë Sofjes.
#Tragjedi #në #Bullgari #Përplasen #trena #persona #humbin #jetën #dhe #të #tjerë #plagosen
Java News