Pse nga kravata dhe xhaketa i dallon arti Kryeministrit?/Revoltohet avokat Ngjela!

I ftuar në podcasti-n “Flet” në episodin e kësaj të diele, në Top Channel dhe Top Albania Radio, ka qenë avokati i njohur Spartak Ngjela. Në këtë rrëfim ndryshe nga sa ne e njohim, ndër të tjera ai u pyet për deklaratat e tij pikante në daljet e ndryshme televizive.
Pjesë nga intervista:
Spartak: Arti nuk ka lidhje me politikën por politika e do artin. Ka një moment të caktuar që politika afrohet me artin, atëherë kur ti thua që ky Kryeministër në të gjithë veprimtarinë e tij ka art. Po nga i vjen arti Kryeministrit që ja ndjen ti? Pse nga kravata dhe nga xhaketa? Jo! Nga elokuenca. E di kush e ka thënë?
Ilnisa: Unë e di Bibla.
Spartak: E para ishte fjala, edhe fjala ishte afër Zotit dhe fjala u bë Zot. E ka Ungjilli, jo Bibla.
#Pse #nga #kravata #dhe #xhaketa #dallon #arti #KryeministritRevoltohet #avokat #Ngjela
Java News