Sport
Drejtoria Teknike në FSHF, seminar me shoqatat rajonale për ecurinë e kampionatit & strategjinë e zhvillimin e futbollit –

Federata e Futbollit zhvilloi një mbledhje me drejtuesit dhe përfaqësues të shoqatave rajonale për të diskutuar ecurinë e kampionatit, projektet zhvillimore, problematikat e hasura dhe planet e ardhshme të veprimit.
Pjesëmarrës në këtë takim të mbajtur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishin presidentët dhe sekretarët e të gjitha shoqatave rajonale, të cilët analizuan çështje të rëndësishme me përfaqësuesit e Drejtorisë Teknike në FSHF.
Gjatë takimit u analizuan edhe projektet e radhës për zhvillimin e futbollit të vajzave, asambleja, kurset e reja të trajningut dhe metodat e sponsorizimit.
#Drejtoria #Teknike #në #FSHF #seminar #shoqatat #rajonale #për #ecurinë #kampionatit #strategjinë #zhvillimin #futbollit
SportExpress